Vdes shkrimtari i bestseller-it 'Ekzorcisti'; William Blatty u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare

Shkrimtari amerikan i bestseller-it "Ekzorcisti", William Blatty, ndërroi jetë në Bethesda (afër Washington-it) në moshën 89 vjeçare. Libri i tij u bë i famshëm në vitet 70të dhe flet për vajzë 12 vjeçare që posedohet nga një demon. Libri i publikuar në 1971 shiti 13 milionë kopie. Versioni kinematografik me Linda Blair ishte një sukses i jashtëzakonshëm çfarë i siguroi asaj një Oscar për skenarin më të mirë. Ishte dhe filmi i parë horror kandidat për Academy Awards si filmi më i mirë dhe rekordi i kasetës në të gjitha kohërat i Warner Bros.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet