Tirana përmes historive njerëzore

Eventi TEDx organizohet çdo vit duke bërë bashkë njerëz të njohur politikanë, studiues, muzikantë, shkencëtarë, arkitektë etj, të cilët me fjalimet sjellin eksperienca të ndryshme për çështje të ndryshme. Në këtë event të këtij viti organizuar në Prishtiinë, i ftuar ishte kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Veliaj e prezantoi kryeqytetin përmes historive njerëzore, duke treguar edhe transformimin që ka bërë Tirana përgjatë këtyre tre viteve. “Ylli, ose siç njihet ndryshe Ylli i peshkut, është një nga sipërmarrësit e Pazarit të ri, një projekt që filluam ta transformonim para pak muajsh me idenë për t’i rikthyer Tiranës një pjesë të vjetër të saj, duke harruar se disa njerëz si Ylli e kishin jetën të lidhur me pazarin, pavarësisht se ky ishte degraduar. Kur i thamë Yllit se ky vend duhet rikualifikuar, ai mobilizoi dhe drejtoi grupin e protestës aty, duke na thënë se Pazarin e duam siç është. Sot Ylli nuk është më një nga 20 protestuesit, por një nga 1020 vetët që po ushqehen e bëjnë biznes aty”. Veliaj përmendi rikonstruksionin e Pazarit të ri, ridekorimin e pallateve të vjetra, ndërtimin e parkut në zonën e Liqenit Artificial dhe të gjitha vizionet e tij për të ardhmen e qytetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet