Versioni i ri i Shining në kinematë britanike për Halloween

Fakti që filmi ‘Shining’ me regjisor Stanley Kubrick është një kryevepër, e dimë për më shumë se 30 vjet, megjithatë traileri i 2016ës është një emocion më vete. Filmi me protagonistë aktorët e njohur Jack Nocholson dhe Danny Lloyd, kthehet në sallën e kinemasë britanike me rastin e Halloweenit, në një version më të gjatë se 24 minuta, i ndryshuar nga version amerikan i filmit.

I bazuar në romanin e Stephen King, Shining flet për një shkrimtar i cili punon si pastrues në një hotel të madh, që mbyll dyert gjatë sezonit të dimrit. Ndërsa afrohet acari, Jack Torrance do të humbë arsyen dhe sëbashku me djalin e tij dhe gruan, do të përjetojnë makthe, si dhe do të shohin vizione të frikshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet