Vicktoria Beckham ka 14 unaza fejese. Të gjitha të dhuruara nga David Beckham

Vicktoria Beckham, është e njohur jo vetëm si një stiliste shumë e zonja, por edhe si ikonë e stilit. Jeta e saj në luksin e shfrenuar është dëshmuar edhe nëpër rrjetet sociale ku tregon dollapët plot me çanta të shtrenjta si dhe veshjet dhe kapelet nga më të bukurat dhe më të kërkuarat e stinëve.

Por jo të gjithë e dinë se ish-Spice Girl ka një dëshirë të madhe për bizhuteritë, duke bërë që të ketë jo pak, por plot 14 unaza fejese, të gjitha të dhuruara nga David Beckham. “Dikush”, sipas revistës Harpers Bazaar “duhet të jetë dashuruar nga punimet e së njëjtës stilisteje”, por të mirëinformuarit përgënjeshtrojnë duke thënë se të gjitha shpenzimet janë bërë nga burri i saj.

Në momentin kur ish-futbollisti i ka kërkuar dorën viktorias në vitin 1998, e ka bërë me një diamant tre karat mbi një unazë të thjeshtë të larë në flori. Tabloidët britanikë të asaj kohe kanë deklaruar se shpenzimet e asaj bizhuje mund të kenë arritur deri në 76 mijë Euro.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet