Vidhet vepra e piktorit Vincent van Gogh në muzeun Singer Laren në Holandë

“Njëra ndër veprat e piktorit të famshëm Vincent van Gogh është vjedhur në muzeumin Singer Laren në Holandë”, është deklaruar nga zyrtarët e këtij muzeu. Personat që e kanë vjedhur, kanë hyrë brenda rreth orës 3.15 minuta të mëngjesit të së djelës natën duke vjedhur veprën e artit të vitit 1888 të quajtur “Kopështi i pranverës”. Piktura ishte e vendosur në atë muzeum, si pjesë e një ekspozite e dhuruar nga muezu i Groningenit.

Drejtori i Përgjithshëm Evert van Os, ka deklaruar se institucioni i cili menaxhon koleksionin e çiftit amerikan Willias and Anna Singer “janë të shokuar dhe mërzitur” në lidhje me vjedhjen e pikturës. Muzeu Groningen ndodhet në qytetin verior holandez Groningen.

“Vepra e vitit 1884 është e gjitha në vaj e hedhur në telajo me penel. Ajo është e vetmja pikturë e Vang Gogh në koleksionin e muzeut. Ne jemi shumë të shqetësuar nga ky lajm. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë dhe për momentin nuk mund të thuhet më tepër për shkak të hetimit policor”.

Jan Rudolph de Lorm, drejtor i muzeut Singer Laren, është shprehur për median holandeze se “ndihet i shokuar dhe i turpëruar” për shkak të vjedhjes. Por deri tani vlera e veprës së artit nuk është bërë e ditur. Policia është duke hetuar dhe duke punuar për kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Momentalisht, muzeu Singer Laren është mbyllur për shkak të rregullave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Përpara mbylljes së tij, muzeu po zhvillonte një ekspozitë të quajtur “Pasqyra e shpirtit” me punimet e artistit nga Torrop në bashkëpunim me muezun Rijksmuzeum të amstërdamit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet