Vienna do të hapë muze kombëtar përkujtimor për Covid-19

Pandemia e koronavirusit është ende larg për të dhënë rezultatin, por në Vienë duket se është menduar si të përfundojë gjithçka me një muzeum. “Shtëpia e Historisë Austriake, e cila ashtu si të gjithë muzetë e botës është e mbyllur, por pavarësisht kësaj, ka nisur të mbledhë pjesë të cilat do të dëshmojnë në të ardhmen atë se çfarë po ndodh këto ditë”, shprehet drejtoresha Monika Sommer.

“Kur mbyllëm dyert për publikun më 12 Mars, kemi vëzhguar menjëherë momentin historik në të cilin ndodhemi, një krizë historike në të cilën po futemi. I kemi bërë apel të gjithë popullsisë të mbledhin materiale mbi atë që po ndryshon jetën tonë dhe mënyrën e jetesës në këtë kohë krize”.

Mes objeketeve që do të dëshmojnë në paraqitjen historike, do të jenë edhe karrocat dhe kuajt tradicionalë, të vënë në punë këtë kohë në shpërndarjen e ushqimeve dhe ndihmave për personat në nevojë. Por do të ketë vend edhe për dokumenta, siç është edhe dekreti i ndalimti të zgjedhjeve në Stiria. Televizioni publik ORF, ka nisur punën në përhapjen e fushatës së mbledhjes së materialeve dhe dhuruesve për muzeun.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet