Zana Çela emërohet drejtoreshë e TKOB

Zana Çela do të jetë drejtoresha e re e Teatrot të operas dhe baletit. Ajo u prezantua ditën e djeshme nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo u takua me dashamirësi nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët shtrenguan duart me drejtoreshën e re. Prezantimit të Çelës, i parapriu një fjalim i ministres Kumbaro, e cila evidentoi arritjet në Teatrin e operas dhe baletit. Më tej ajo shtoi se deri më 7 shtator, kalendari i TKOB do të jetë i plotë. Në fjalën e saj si drejtoreshë e re, Çela paraqiti platformën e saj, duke filluar nga rikonstruksioni i godinës, e deri tek programet kulturore. Në këtë post, Zana Çela do të zëvendësojë Ilir Kernin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet