''Zhanret e gazetarisë'', një manual për gazetarinë në vendin tonë

Promovohet të martën në Biblotekën Kombëtare libri më i ri për gazetarinë. Nën titullin "Zanret e gazetarisë" ky libër u vjen në ndihmë të gjithë studentëve por edhe studiuesve të teksteve apo dhe analistëve. Me nje volum prej 412 faqesh, libri ndahet në 5 pjesë të ndryshme dhe tregon në detaje për katër llojet në të cilat ndahet gazetaria. Ky libër është nje manual i gazetarisë i cili tregon se si shkruhen tekstet gazetareske prej lajmit e deri te tekstet ironike. Sqarohet në detaje edhe teoria për ndarjen e zhanreve në informative, analitike, publicistike dhe argëtuese. Libri “Zhanret e gazetarisë”, ështe vepër e autorit Bajram Kosumi profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Katër format e gazetarisë: gazetaria informative, gazetaria analitike, gazetaria letrare dhe gazetarinë argëtuese përshkruhen me detaje në katër pjesët e fundit të librit, ndërsa në pjesën e parë të tij sqarohet teoria e gazetarisë, jepen sqarime teorike e praktike për ndarjen e gazetarisë sipas faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Libri "Zhanret e gazetarisë" nuk është libri i parë i autorit Bajram Kosumi, ai më herët ka botuar edhe vepra të tjera si: “Koncept për subpolitikën”; “Fjalor i Barbarëve”,”Koncept për mendimin e ri politik”, “Lirika e Fishtës”, “Një vit vendimtar”, “Letërsia nga burgu”, “Fishta dhe tradita letrare shqiptare”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet