Zbulim spektakolar në Egjipt. Zbulohet varrezë mijëra vjeçare

EGJIPT- Një varrezë e mirëmbajtur dhe e pikturuar më së miri ku shihen pamje me zogj, minj, mace dhe një mumje njeriu, është zbuluar nga arkeologët në Egjipt. Varreza mendohet se i përket periudhës së hershme të bronxit, periudhë ku është zbuluar edhe qyteti fare pranë Sohag. Pushteti i periudhës së bronxit ka drejtuar për mbi tre shekuj nga viti 323 para Krishtit në periudhën romake deri në atë egjiptiane të vitit 30 para Krishtit.

“Është një nga zbulimet më fantastike në rajon”, ka thën Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikitetit egjiptian. Ai e ka përshkruar zbulimin si një “varrezë të bukur dhe shumëngjyrëshe”. Në të ndodhem nbi 50 minj të mumifikuar, fajkoj dhe mace si dhe trupi i mumifikuar i një personi.

Varreza mendohet se i përket një zyrtari të lartë të quajtur Tutu dhe gruas së tij. Por është ende e paqartë se ku ndodhet mumja e gruas. Është njëra nga shtatë simotrat e zbuluara nga autoritetet tetorin e kaluar, kur zyrtarët gjetën materiale të parakohëshme. “Varri është ndërtuar në një korridor qëndror dhe dhoma kryesore është e ndarë në dy qefinë”, ka thën Waziri.

Zyrtarët kanë shtuar se muret e lyera brenda tregojnë procesin e funeralit duke imagjinuar pronarin teksa ecën në ajër, ndërkohë që ai dhe familja e tij kanë të shkruar gjithë histonë e jetës me hieroglife. “Jepen pamje të të zotit të varrezës në dhomën e arkivolit. Tutu është duke marrë dhe dhënë dhurata në prani të zotave. Ne shohim po të njëjtin proces edhe për gruan e tij, Ta-Shirit-Iziz, por me një ndryshim se historia e saj nis si një libër, duke u quajtur (libri i përtejshëm)”.

Antikiteti egjiptian është duke tërhequr turistët, ndërsa autoritetet shpresojnë të bëjnë zbulime të tjera në këtë sektor. Turizmi në vend është duke vuajtur pasi turistët e huaj janë frikësuar që prej trazirave të mëdha në afrikën veriore dhe nuk kanë siguri.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet