Zbulohen 17 mumje në qendër të Egjiptit. Të gjitha në gjendje të mirë

Mumjet janë të periudhës klasike nga shekulli i tretë para dhe pas krishtit

Një mision arkeologjik egjiptian ka zbuluar një varrezë të lashtë e cila përmban 17 mumje në afërsi të luginës Minya në Nilin e mesëm. Kjo është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë. Zbulimi ka ndodhur në fshatin Tuna al-Gabal, zonë e njohur për materialet arkeologjike në periferi të shkretëtirës perëndimore.

Zona përmban në rajon me mijëra mumje njerëzish dhe kafshësh. Në të përfshihen varreza dhe një ndërtesë funeralesh. “Është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë në Tuna al-Gabal”, ka thënë Ministri i Antikitetit Khaled al-Anani. Zona ndodhet rreth 135 milje në jug të kajros. “Pjesa e mumjeve të zbuluara dhe studiuara janë trupa të zyrtarëve të lartë dhe priftërinj”, ka shtuar ministri.

Zbulimi i ri përfshin gjashtë mbështjellëse, dy qefinë, dy papiruse të shkruar në gjuhën Demotike si dhe një numur armësh. Varreza e cila ndodhet rreth 8 metër në thellësi nga sipëfaqja e tokës, daton mes periudhës së hershme egjiptiane dhe periudhës greko-romake.

Duke treguar me gisht në fund të varrezës ku duken gjymtyrët dhe këmbët e mumjeve, ministri shton se puna është vetëm në fillimet e saj, ndërsa thekson se zbulimi do të jetë edhe më i madh pas kërkimeve sepse varreza të tjera mendohet të ketë përreth.

Zona e varrezave Touna el-Gabal është e epokës klasike dhe ka kohën e vet mes shekullit të tretë para dhe pas krishtit. Gjatë muajve të fundit janë të shumta zbulimet e bëra, mes të cilave edhe një varrezë e cila daton rreth 3000 vjet më parë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet