Zbulohen 6.000 varreza antike në provincën Sichuan

Mbi 6.000 varreza antike të cilat datojën mes periudhës 475 dhe 221 para erës së re, si dhe në periudhën e dinastisë Ming (1368-1644), janë zbuluar në provincën jug-perëndimore të vendit Sichuan. Instituti i Kërkimeve Arkeologjike dhe i Relikeve Kulturore në Chengdu, ka deklaruar se e gjithë zona është zbuluar në jug të kryeqytetit të provincës dhe është një superzbulim për kohën. E gjithë sipërfaqja sipas arkeologëve, është 10.34 metra katrorë.

Zuo Zhiqiang, i cili drejton edhe grupin e arkeologëve të zonës, shpjegon se “përveç faktit se këto janë varreza shumë të ndryshme antike, mbetjet e zonës janë të banuara në fund të kohës Neolitike”. Në varrezat e zbuluara gjenden mijëra relike kulturore dhe variete të dinastive, enë bronxi, gurë dhe monedha të çmuara, si dhe perla të mbledhura në Oqeanin Paqësor dhe atë indian.

“Kjo gjetje është shumë e rëndësishme për studimin e shkëmbimit të kulturave mes kinës dhe perëndimit si dhe ndryshimit të shoqërive të lashta në rrugën e mëndafshit”, ka deklaruar Zou.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet