Zbulohen 8 mumje të rralla në Egjipt. Tre prej tyre në gjendje të mirë

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar tetër sarkofagë mumjesh prej guri, në një zonë rreth 25 milje në jug të kajros në Egjipt. Ministria e Antikitetit ka deklaruar se “mumjet datojnë nga periudha e vjetër 664-332 P.K dhe janë mbuluar me cipën e një materiali të lyer në formën e njeriut”. Bëhet e ditur se vetëm tre prej mumjeve janë në gjendje të mirë, sipas Mostafa Wazirit, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikitetit egjiptian.

Waziri ka shtuar se fotot e gjetjes do të publikohen në muze, gjatë kohës se ekspozitës në Hurghada dhe Sharm el-Sheikh. Ministria deklaron se mumjet janë gjetur në zonën e piramidave të mbretit Amenemhat i dytë në rajonin Dashur mbretëror, zonë ku varroseshin mbretërit dhe drejtuesit më të lartë të vendit. Zona mendohet se është vend ku kanë qenë edhe disa nga piramidat më të hershme, duke përfshirë edhe piramidën e Sneferus dhe piramidën e kuqe.

Egjipti shpreson që nëpërmjet zbulimeve të tilla të zhvillojë turizmin, i cili pjesërisht është ulur shumë për shkak të goditjeve dhe gjendjes së rëndë politike në vend që nga viti 2011.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet