Zbulohen fosile dhëmbësh 9.7 milion vjeçare. Mund të ndryshojë historia e njerëzimit

Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar një set dhëmbësh të fosilizuar prej 9.7 milion vjetësh. Ata theksojnë se dhëmbët mund të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Mbetjet e dhëmbëve janë gjetur nga arkeologët gjatë disa gërmimeve në rërë në fund të lumit Rhine në afërsi të qytetit Eppelsheim. Arkeologët shpresojnë se dhëmbët i përkasin një skeleti 3.2 milion vjetësh të njeriut të hershëm i gjetur në Europe dhe Azi. Nga kjo ngrihet pyetja se njerëzimi e ka krijimin nga jashtë afrikës

Herbert Lutz, drejtor i Muzeut Historik Natyror Mainz dhe shef i kërkimeve, shprehet se ata janë dhëmbë prejhistorikë njeriu. “Karakteristikat e tyre u ngjajnë gjetjeve afrikane të cilat janë 4 deri në 5 milion vite më parë, por më të vjetër se fosili i zbuluar në Eppelsheim. “Ky është një zbulim shumë fatsjellës, por gjithashtu edhe një mister i vërtetë”.

Gjatë një konference për shtyp duke folur për zbulimin, shefi i Main nënvizoi se zbulimi mund t[i detyrojë shkencëtarët të rishohin historinë e njeriut të parë. Nuk dua të dramatizoj çdo gjë, por më duhet të hipotezoj se ne duhet të rishkruajmë historinë e njeriut pas këtij zbulimi”, tha Lutz.

Axel Von Berg, një arkeologjist lokal i zonës, thotë se zbulimi i ri mund të mrekullojë ekspertët. Të dhënat e para të zbulimit sapo janë publikuar dhe “puna e vërtetë” për të zbuluar gjithçka sapo ka nisur. Edhe pse ka patur zbulime të tjera në Europë për njerëzimin disa miliona vjeçar, ky i fundit nuk ka të bëjë deri tani me speciet njerëzore humane në kontinent.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet