Zbulohen mbi 200 skelete mamuthësh në afërsi të aeroportit në Mexico City

Mbi 200 skelete mamuthësh janë zbuluar në afërsi të një zone ndërtimi pranë aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit Meksiko Siti në Meksikë. Ekspertët zbulues, shpresojnë që zona të ketë qenë pjesë e një liqeni i cili tërhiqte dhe mbante mamuthët pranë. Kjo do të ndihmojë ekspertët për zgjidhjen e misterit të gjetjes së numrit tepër të madh të skeletëve.

Zbulimet janë duke u vazhduar të kryehen në zonën në fjalë. Disa ide të para, sugjerojnë se “qeniet humane kanë ardhur në rajon pasi janë zbuluar edhe gjurmët e kafshëve gjigande, të cilat u zhdukën në botë mbi 20.000 vjet më parë”.

Ka shumë skelete mamuthësh në rajonin e aeroportit të ri Santa Luçia e cila kërkon punën e buldozerëve për të gërmuar më thellë duke u siguruar që puna të vazhdojë normalisht pa dëmtuar skeletët e mbetura nën tokë. “Kemi gjetur mbi 200 mamuthë, 25 deve dhe 5 kuaj”, deklaron arkeologu Ruben Manzanilla Lopez nga Instituti Kombëtar i Anthropologjisë dhe Historisë.

Zona arkeologjike është vetëm 12 milje larg nga zona e banuar, duke parë se edhe vendbanimet në këtë rajon janë të hershme. Për fat të keq mendohet se banorët për të gjetur ushqim kanë sulmuar dhe vrarë jo pak kafshë të mëdha dhe krijesa si elefantët apo mamuthët.

Lopez tregon se “llogaritjet e kryera japin sugjerime se edhe nëse mamuthët e gjetur në rajonin afër aeroportit mund të kenë vdekur për çështje natyrore pasi kanë ngelur të bllolkuar në fundin e bazenit të liqenit të vjetër, mbetjet e tyre mund të jenë lëvizur nga njerëzit. Një zbulim i njëjtë me bllokimin e mamuthëve dhe kurthet e ngritura nga banorët edhe në San Antonio Xahuento, një qytezë në afërsi të Tultepekut.

Teksa testimet janë duke u zhvilluar nga arkeologët ekspertët ndaj skeletëve për të gjetur shenja të dukshme, disa prej ekspertëve kanë gjetur me dhjetëra shenja në kockat e mamuthëve, siç janë shenja nga materialet prerëse, ashtu siç janë gjetur edhe në Tultepek.

“Këtu kemi gjetur evidenca se kemi të bëjmë me të njëjtin lloj, por dersia të dalin përfundimet nga studimet laboratorike për të parë shenjat e gjetura, nuk mund të themi përfundimisht se ajo që kemi gjetur është totalisht ajo çfarë mendojmë ne se është”, ka deklaruar eksperti Lopez.

Ai ka shtuar se “çfarë ka shkaktuar vdekjen e këtyre kafshëve në të gjithë zonën, është debat i madh. Mbase për shkak të ndryshimeve klimaterike apo prezencës së njerëzve. Unë mendoj se në fund do të jetë një vendi i ndërmjetëm ku përfshihen edhe ndryshimet klimaterike edhe prezenca e njerzëve.

Ashley Leger, paleologe në Qendrën e Menaxhimit të Kafshëve në Kaliforni, e cila nuk ka qenë e përfshirë direkt në gërmime, deklaron se “vdekje të tilla natyrore në grup janë shumë të rralla”. “Duhet të ketë qenë diçka shumë specifike e cila ka lejuar mbledhjen e skeletëve në rajon”, deklaron paleologia.

“Është e çuditshme, pasi sipas gjurmëve zbulohet se kafshët janë vendosur bashkë dhe janë varrosur me shpejtësi duke patur një nivel shumë të vogël oksigjeni, i cili e ka bërë të pamundur mbijetesën”. Zona në afërsi të kryeqytetit meksikan, duke se ka tërhequr vemendjen ndërkombëtare duke u quajtur “Zona e Mamuthëve”. Në rajonin e Dakotës Jugore në SHBA, janë zbuluar 61 zona me skelete mamuthës, duke u quajtur edhe si zona më e madhe në botë me mbetje mamuthësh.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet