Arkeologji: zbulohet 'Pompei i Vogël' në jug të francës

Gërmadhat e një banese romake e përshkruar si “Pompei i vogël”, janë zbuluar brenda një zone të banuar në jug të francës. I quajtur si “zbulim i jashtëzakonshëm”, nga ministria franceze e kulturës, zona 7 000 metra katrorë e zbuluar në Vienne, një qytezë në jug të Lyonit, përfshihen shtëpi luksoze private dhe shtëpi publike. Sipas arkeologëve, mendohet që banorët të kenë braktisur zonën për shkak të një zjarri të rënë në mijëvjeçarin e parë pas krishtit. Benjamin Clement, arkeologu që drejton punimet ka thënë se “ky patjetër që është zbulimi më fantastik romak 40 deri 50 vjeçar”. Njëra nga gërmadhat e zbuluara dyshohet se është shtëpia Bacchanalian, falë dyshemesë dopio si pasojë e një femre Dionysus, “Zoti i verës” dhe një gjysmë mashkulli gjysmë dhie. Shtëpia mund të ketë qenë pjesë e një tregëtari të pasur, ndërsa më pas është djegur pasi çatia dhe ballkoni ka marrë flakë.Ndërkohë një tjetër mozaik në njërën nga shtëpitë e zbuluara, ka brenda mozaikun e Pan, Zotit të satirës. Arkeologët kanë zbuluar edhe një shkollë për retorikë dhe filozofi në të cilën ndodhet një statujë e Herkulit brenda një shatërvani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet