Zbulohet derë sekrete për të hyrë nën Parlamentin britanik. Daton në shekullin e 17-të

Një derë e shekullit të 17-të është zbuluar nën “Dhomën e Ulët” të londrës. Më 26 Shkurt, Parlamenti britanik deklaroi zbulimin e njërës prej hyrjeve e cila është ndërtuar për të kurorëzuar mbretin Charles i dytë më 1661. Zbulimi është pjesë e projektit të rikonstruksionit të gjatë të arkitekturës së parlamentit. “Ne kemi kontrolluar mbi 10 mijë dokumente të pakataloguara si pjesë e Arkivës Britanike, kur ne pamë edhe planin për tunelin që të çon në pjesën e prapme të parlamentit”, ka thënë Liz Hallam Smith, një profesore dhe konsulente e historisë por projektin. Prej atje, grupi ka qenë në gjendje të zbulojë daljen e dy dyerve prej druri të gjata gati 3 metër e gjysmë të gjitha me një dhomë të vogël që ndodhej në mes.

Nënkalimi është pjesë e një tuneli i cili lejon kalimin e personave nga ish-zona e Dhomës së Lordëve në hollin e ndertesës ku uleshin mbreti dhe mbretëresha. Por ekzistenca e dhomave nuk ka qenë e vetmja surprizë. Brenda kanë qenë të shkruajtura me dorë disa grafite, të lëna atje nga punëtorët të cilët kanë ndihmuar për të rindërtuar godinën pas zjarrit të që ra në vitin 1834. Kjo zonë duket se ka arritur t’i mbijetojë delikatesës së grafitit. Njëri nga mesazhet mendohet se është shkruar në vitin 1851 dhe atje lexohet se “Kjo dhomë është ndërtuar nga Tom Porter”.

Dhoma e ulët është pjesë e kompleksit të qeverisë britanikë në zonën e Westminster, në krah të lumit Thames. Kjo dhomë së bashku me Dhomën e Lordëve janë pjesë e Dhomës së Parlamentit, ndërtesa më e njohur për turistët me emrin Big Ben.

Bulevardi numur 10, shtëpia e kryeministrit britanik, është vetëm disa minuta larg. Kurorëzimi i Charles 2, ashtu si edhe monarkët e tjerë është bërë në Westninster Abbey. Ai u tërhoq nga froni si mbret deri pranë vdekjes në vitin 1685 duke u ndjekur nga vëllai i tij James i 7të. “Misteri i derës sekrete është njëra nga arsyet e kënaqësisë së zbulimit tonë, por sigurisht që vendi ka shumë për të zbuluar akoma”, deklaron Mark Collings, njëri nga historianët e vendit.

Collings shpreson që së shpejti ky zbulim të kthehet në njërin nga turet turistike në Londër, nga ku do të vijnë me mijëra turistë çdo vit. “Shpresojëm që ta ndajmë histonë tonë me vizitorët në momentin kur ndërtesa është totalisht e rikonstruktuar në formën e saj më të lavdishme, duke ia kaluar gjeneratave për të mos u harruar asnjëherë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet