Zbulohet misteri i vdekjes së Caravaggios, u helmua nga pikturat e tij

Shkencëtarët kërkojnë të hedhin dritë mbi vdekjen misterioze të artistit italian Caravaggio më 1610. Ata janë 85% të sigurt se eshtrat e zbuluara në Toscana i përkasin atij. Ky konkluzion u arrit pas kryerjes së analizave të ADNsë.

Në eshtrat e tij është gjetur një sasi e madhe plumbi, e cila dyshohet se mund ti ketë sjellë atij vdekjen. Mendohet se artisti italian ka infektuar plagët e tij, me plumbin me të cilin realizonte veprat, duke gjetur edhe vdekjen.

Michelangelo Merisi, i njohur si Caravaggio u rrit në zonën e Lombardia-s, ndërkohë që karrierën e tij e zhvilloi në Romë. Ai rrahu një person në 1606 duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas u strehua në ishullin e Maltës. Ai gjithashtu pati konflikte me kishën e Romës, pasi përdori si shembull një prostitutë për të realizuar një portret kishtar.

Pas Maltës, Caravaggio u zhvendos në Sicili, ku hoqi dorë nga piktura pas kritikave të shumta. Më pas ai u rikthye në Napoli ku infektoi veten e tij në përpjekje për të kërkuar falje në lidhje me vrasjen e disa viteve më parë në Romë.

Caravaggio njihet si babai i pikturës moderne. Ekspozita e hapur për 400 vjetorin e vdekjes së tij në Romë, ka tërhequr më shumë se 580.000 vizitorë.

* Në foto një pjesë e eshtrave të artistit italian

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet