Zbulohet mozaik 'greko-romak' në Berksire të britanisë. I cilësuar si më i bukuri

Një mozaik romak i ruajtur mjaft mirë, i quajtur si “më i bukuri” është zbuluar në Bershire të Britanisë së Madhe pas gërmimeve nga një grup arkeologësh të zonës. Mozaiku i cili daton rreth shekullit të 4-rt pas Krishtit, tregon Bellerophon, një hero te njohur grek i cili ndodhet mbi kalin fluturues Pagasus. Mozaiku tregon Bellerophonin në gjendje lufte duke u munduar të vrasë një bishë me kokë luani dhe trup dhie dhe bisht gjarpëri. Pegasus i është ofruar vajzës së mbretir Philonoe.

Joe Appleton nga projekti historik Boxford, thekson se “kam ngelur i mahnitur. Është një mozaik i mrekullueshëm me shumë figura. Atje ndodhet figura e çdo miti grek të gjetur në këtë rajon britanik. Pronari i zonës ku është zbuluar edhe mozaiku, ka dashur ta bëjë publike duke treguar se atje ka aq shumë karaktere dhe kafshë në mitologjinë greke”.

Pamja më e bukur është ajo teksa Herkuli po vret bishën e cila mund të jetë Nessus. Bisha më në fund arriti të helmojë dhe më pas shkaktojë vdekjen e herkulit. Zbulimi i cili është gjetur dy javë më parë, është mbuluar për t’u ruajtur nga goditjet e mjeteve të cilat po gërmojnë në rajon. Anthony Beeson, pjestar i shoqatës për studimet dhe të dhënat e mozaikëve romakë, e ka përshkruar gjetjen si “me të vërtetë një nga mozaikët më të bukur të zbuluar në Britani gjatë 50 vjetëve të fundit, duke u quajtur si një nga zbulimet britaniko-romake të zbuluara në britaninë e kohëve moderne”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet