Zbulohet sistemi më i vjetër i kullimit në Kinë. Daton mbi 4.000 vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar një numur të madh tubash kullues të kohës së Neolitit në zonën shumë të vjetër turistike të Longshan, e cila daton mbi 4.000 vjet më parë dhe besohet se mund të jetë “sistemi kullues më modern dhe më i vjetër në Kinë”.

Sistemi i kullimit është zbuluar në rënojat e qytetit të vjetër Pingliantai në provincën Hënan në qendër të vendit. “Linja kryesore e tubove në rajon duhet të ketë patur lidhje me qendrën e qytetit”, ka deklaruar Cao Yanpeng, kërkues në Institutin Provincial të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjiste.

Zhvillimi i punëve publike dhe produktiviteti i tyre, kanë qenë çelësi kryesor për matjen e nivelit të civilizimit në shoqërinë e asaj kohe. Zbulimi është konsideruar si shumë i rëndësishëm për studimet e ardhshme ndaj qyteteve dhe jetës antike.

“I zbuluar në vitin 1980, gërmadhat e zbulurara tregojnë se Pingliangtai ka qenë qendër e rajonit në kulturën Longshan. Në të janë gjetur relike kulturore të shumta, duke përfshirë edhe gurë të çmuar delikatë ku tregohej zhvillimi i zonës”, ka shtuar për këtë zbulim arkeologu Cao.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet