Zbulohet teatër romak 1.700 vjeçar nën Murin Perëndimor në Jerusalem

Një ndërtesë tipike teatrale e vjetër romake është zbuluar për herë të parë në Izrael nga autoritetet antike të vendit në tunelin e Murit Perëndimor në Jerusalem. Në konferencën për shtyp të zhvilluar përbri Hakut të Wilsonit atje ku është gjetur edhe ndërtesa, arkeologët theksuan se “teatri i cili daton rreth 1700 vjet më parë përmban 200 vende. Gjetja përkon me deklaratat e mëparshme historike të cilat përshkruanin një teatër në afërsi të tempullit në mal. “Zbulimi ka qenë surprizë e vërtetë. Ne nuk e kemi imagjinuar se një dritare mund të hapej për të parë historinë e teatrit të humbur të jerusalemit”, kanë thënë Joe Uziel, Tehillah Liberman dhe Avi Solomon. “Nuk ka dyshime se ekspozimi i seksionit të Murit Perëndimor dhe pjesët e tjera të Harkut të Wilsonit, do të zbulojnë kuptimin e jerusalemit magjik”, kanë shtuar specialistët.

Harku i Wilsonit është ndërtesa e vetme e ruajtur dhe e mbetur nga tempulli i malit. Harku i ndërtuar me gurë shumë të mëdhenj, ka qenë i fundit nga të gjithë të llojit të tij i ndërtuar si urë gjigande për lidhjem mes tempullit të malit dhe Murit Perëndimor. Harku qëndron në pjesën e lartë fundore të Murit Perëndimor dhe ka shërbyer si një urë kalimi për njerëzit që hynin në tempullin e malit.

Arkeologët kanë thënë se teatri është relativisht i vogël në krahasim me teatrot e njohura romakë si për shembull teatri i Çezarit, Bet Shean dhe Bet Guvrin. “Teatri ndodhet nën një hapësirë të vogël, poshtë Harkut të Wilsonit. Kjo na shërbet për të zbuluar se struktura e teatrit është e tipit romak e njohur si odeon”. Në pjesën më të madhe, ndërtesa të tilla janë përdorur për performanca që kërkonin akustikë të mirë.

Që nga fillimi i kërkimeve arkeologjike në Jerusalem, mbi 150 vjet më parë, studiuesit janë duke kërkuar nën ndërtesat publike të përmendura në literaturën historike, mbi të gjitha në strukturat teatrale. Megjithatë, arkeologët besojnë se teatri nuk është përdorur asnjëherë dhe madje është braktisur para se të vihej në përdorim. Arsyeja nuk dihet por besohet se ka patur shkaqe. “Zbulimi fantastik nën Harkun e Wilsonit, tregon rëndësinë e zbulimeve arkelologjike në këtë zonë”, thotë Israel Hasson, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Antik të izraelit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet