Zbulohet varreza e dinastisë së pestë në jug të Kajros

Arkitektët egjiptianë së bashku me një grup specialistësh arkeologë nga Republika Çeke, kanë zbuluar një grup varrezash të kohës së faraonëve të dinastisë së pestë, e cila daton thuajse 4.400 vjet më parë. Varreza është zbuluar në rrënojat e Saqqara në jug të kajros dhe sipas specialistëve rezulton se është e mbrojtur shumë mirë. Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i ministrit të antikitetit egjiptian Khaled el Anany.

Së bashku me grupin e varrezave është gjetur edhe një mbulesë mumjeje brenda zonës e quajtur “Wahty”, e cila mendohet së mund të jetë e Neferirkare Kakai, sovrani i tretë i dinastisë. Në zonën të gjatë 10 metra dhe të lartë 3 metra, janë gjetur edhe materiale të tjera me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, të cilat kanë shërbyer për lutje. Zbulimi i bërë nga një mision arkeologësh egjiptianë, është quajtur nga administrata e vendit si një ndër më të mëdhatë dhe e fundit për vitin 2018.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet