Zbulohet varrezë 2.400 vjeçare në Mexico City. Mendohet të jenë banorët e parë të rajonit

Arkeologët kanë zbuluar një varrezë masive e cila përmban mbetjet e disa trupave të lashtë, duke besuar se ata mund të jenë banorët e parë në Mexico City. Skeletet të cilat besohet se datojnë mbi 2.400 vjet më parë, janë gjetur në një varrezë 1.5 metra të thellë në afërsi të Universitetit Pontificial të Meksikës. Arkeologët kanë deklaruar se trupat kanë qenë të shpërndarë dhe kishin përreth gurë dhe enë të ndryshme, disa prej të cilëve i kanë patur në duar. Në këtë mënyrë besohet se ata kanë marrë pjesë në ndonjë ritual fetar.

Nga ky gërmim, janë zbuluar 10 skeletë, nga ku dy prej tyre i përkasin dy femrave dhe një tjetër i përket një mashkulli të rritur. Disa pjesë trupash i përkasin fëmijëve të vegjël, nga një deri në 3 muajsh. Mbetet që të identifikohen pjesa tjetër e mbetur e skeletëve. Zbulimi është bërë nga arkeologët e Inistutit Kombëtar të Anthtropologjisë dhe Historisë në vend.

Një fshat i cili daton në periudhën para-klasike (1001 PK - 251 PK), është zbuluar në vitin 2006 nga arkeologu Alejandro Merz po në të njëjtën zonë. Arkeologia Jimena Riviera e grupit arkeologjik INAH, thekson se fshati ka qenë i banuar mbi 5000 vjet më parë në periudhën e quajtur Zacatenca dhe Ticoman. Ka qenë njëri nga fshatrat e vendosur në zonën Cuicuilco nga ku nisi të rritej dhe të merrte rëndësi rajonale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet