40 vjeç? Je në kulmin e bukurisë! Ja këshillat...

Të ndjekësh modën nuk bën vetëm për moshat e reja, përkundrazi. Është një sfidë për gra rreth të 40tave, të veshë rroba të tendencës dhe të ngelet ajo që është, një grua tërheqëse, moderne dhe seksi. Ka 20 vjeçare që tërhiqen pas një stili, i cili gati-gati i bën të duken qesharake. Në moshën 40 vjeç një grua është në kultmin e bukurisë së saj, një charme i vetëdijshëm dhe tërheqës, me veshje të bukura dhe një kompromis mes elegancës dhe modës. Ajo çfarë duhet të evitoni në këtë moshë është të dukesh vajzë 20 vjeçe. Mund të rrezikosh të dukesh qesharake nëse nuk i pranon me qetësi vitet e tua. Por nuk duhet të bini as në anën e kundërt, pra të adoptoni një look shumë të egër, që tregon një moshë më të madhe nga e juaja. Pra çfarë duhet të evitoni të vishni kur jeni 40 vjeç?

Jo pantalloja për jogging: ato shkojnë për aktivitetet sportive, por jo për dalje të përditshme. Të rehatshme dhe të mira, pantallona që ju rrinë për trup. Ato do t'ju shkojnë më tepër. Fundet. Simbol i feminilitetit absolut. Jo shumë të gjata, jo shumë të shkurtra. Funde të çara por jo shumë. Absolutisht jo bluzat që zbulojnë barkun. Një transparente është e përshtatshme, do t'ju bën të dukeni seksi, dhe do ta tregojë lëkurën tuaj në formë elegante.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet