Adrola Dushi nuk është më single?

Modelja shqiptare Adrola Dushi shprehet e realizuar me karrierën e saj të re në Shtetet e bashkuara të amerikës. Në ndonjë deklaratë të shkurtër ajo pohon për fansat e saj të shumtë se është single, pasi gjatë kësaj periudhe nuk e kishte ngacmuar asnjë mashkull. Por duket se gjërat kanë ndryshuar shpejt. Vetëm pak ditë më parë ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese që dëshmon faktin se Adrola nuk është më single. Ajo pozon e dorëzuar në krahët e një supermashkulli aktor dhe model, të quajtur Pavllo Zengo, një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adrola Dushi foli për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti një vit më parë në televizion ku komentoi dhe divorcin e saj. Modelja shqiptare aktualisht ka dhe një djalë me ish partnerin e saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet