Ajo çfarë nuk duhet të mungojë brenda në çantën e një gruaje

Gruaja dhe çanta e vet, krijojnë një lidhje shumë speciale me njëra - tjetrën. Gati gati si të ishin shoqe të ngushta me njëra-tjetrën. Një grua mund të ketë me dhjetëra çanta që i mban në dollap, por do të jetë vetëm një çantë, më të cilën ajo do të ndjehet komode. Ajo çantë do ta shoqërojë kur del shëtitje, kur shkon të bëjë pazar, ose në mbledhjet e punës. Pikërisht për këtë ajo do ta mbushë atë plot e përplot. Por në këtë pikë, duhet dhe pak rregull brenda. Nuk mund ti mbash të gjitha. Le ti hedhim një sy dhjetë gjërave që çdo grua duhet ti mbajë brenda çantës së saj, para se ajo ta mbushë deng me objekte shpesh herë të panevojshme.

NJË PORTOFOL? Absolutisht po. Zgjidhni një model që bën për ju. Mund të jetë një model që ka vend dhe për dokumente, karta krediti, monedha, para. Portofoli është gjëja e parë që çdo grua duhet ta ketë brenda në çantë.

ÇELËSAT E SHTËPISË. Kryesore. Jetoni apo jo vetëm, çelësat duhet ti fusni në çantë menjëherë sapo të mbyllni shtëpinë kur dilni, ose kur ktheheni.

CELULARI DHE KARIKUESI. Një grua në ditët tonë më lehtë harron çelesat se celularin e saj. Kujtoni të mbani dhe një karikues baterie me vete. Mbani parasysh se ju duhet dhe një karikues për në makinë.

NJË POCHETTE PËR MAKE UP. Një çantë e vogël që të ketë një laps për sytë, një buzëkuq, një blush. Është shumë e rëndësishme që një grua e cila është gjithë ditën jashtë, të ndjehet gjithmonë e freskët dhe e rregullt me një make up.

SHAMIA LETRE PËR HUNDË DHE NJË PAKO E VOGËL ME SHAMI TË VOGLA. Të dobishme për të zgjidhur shumë nevoja të shpejta gjatë ditës. Nuk duhet të mungojnë brenda në çantën e çdo gruaje. possono mancare nella borsa di una donna!

ILAC KUNDËR DHIMBJEVE DHE LEUKOPLAST. Nuk dihet kurrë pa to. Shërbejnë për të lehtësuar qoftë një dhimbje koke, ose dhimbjet e mentruacioneve, apo të barkut. Leokoplasti për të ndrequr dhe mjekuar një gërvishtje.

PARFUMI? Hmmmm sigurisht që po. Të jesh e pastër, e freskët dhe e parfumosur sidomos kur kalon shumë orë jashtë shtëpise është nevoje për çdo grua.

ABSORBENTË. Mbajini përherë brenda. Në një vend ku të mos duken. Të shpëtojnë nga situata të papritura dhe të sikletshme.

SYZET E DIELLIT. Një tjetër objekt për tu mbajtur në çantë dhe në ditët me vranësira. Ku i dihet dielli mund të dalë papritur! all’improvviso!

KARAMELE OSE CHEWING-GUM Një frymëmarrje e parfumosur dhe e freskët është si kartvizitë. Duhet të jenë medoemos brenda çantës, sidomos nëse jeni duhanpirëse.

Ja pra, me kaq mbaruam. Çanta juaj nuk ka nevojë për shumë gjëra të tjera, të paktën më të domosdoshmet janë këto. Nëse do të merrni të tjera, është ok, por kujdes mos e ekzagjeroni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet