Akuzon Sylvester Stallone për dhunim. Stallone: akuzë e rreme, çojeni në burg

Sylvester Stallone ka kërkuar nga policia të hetojë një grua që ka paraqitur një raport duke pretenduar se ai e ka dhunuar atë 27 vjet më parë. Avokati i Stallone, Marty Singer, tregon se gruaja kohët e fundit ka paraqitur një raport të rremë në policisë. Singer thotë se të gjitha këto nisën më shumë se një muaj më parë kur një media, njoftoi atë se gruaja kishte akuzuar Stallone se e përdhunoi atë në vitin 1990 në zyrën e tij të Santa Monikës. Por Stallone mohon akuzat. Ai pranon se kishte kaluar 3 ditë me të gjatë një xhirimi të filmit në Izrael në vitin 1987. Ai gjithashtu mohon se e ka parë atë në 1990. Burimet tregojnë se mediat që kanë kontaktuar me zonjën refuzuan të botonin historinë e saj për shkak të mungesës së provave vërtetuese dhe për shkak se në atë kohë (1990) ajo nuk kishte paraqitur një raport në polici. Stallone do të paraqesë një ankesë duke kërkuar që ajo të hetohet për paraqitjen e një raporti të rremë në polici.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet