Alketa Vejsiu magjeps Sanremon. Kush e ndalon më tani?!

Me një fizik që të lë pa frymë, buzëqeshje ngjitëse, Alketa Vejsiu fitoi mbremë zemrat e publikut italian. E bukur, me një karizmë të paparë, në skenën e Aristonit ajo ngjitet pranë prezantuesit Amadeus, dhe i fiton të gjithë. Pa iu dridhur qerpiku, para një publiku kaq të rëndësishëm, me një italishte perfekte, në pak minuta i fitoi të gjithë, sidomos me monologun e saj për italinë dhe italianët. Prezenca a e saj atje nuk ka kaluar pa u komentuar nëpër rrjetet sociale, mediat italiane dhe ato shqiptare. Komplimente, por dhe pak uthull mjaltës, si për ti dhënë shtysë akoma më shumë suksesit. E kush e ndalon më tani?! Ndërmjet dhjetë grave që do të ngjiten në skenën e Sanremos këtë vit është dhe Monica Belluci.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet