Bllokon makinën e çiftit të sapo martuar. Gruaja kërkon para për t'i lënë të largohen

Një e moshuar “e paturp”, është përpjekur të përfitojë një dorë parash duke ndaluar makinën e një çifti të sapomartuar teksa ishin duke shkuar në restorantin ku do të zhvillohej ceremonia e martesës. Pamjet në njërën nga rrugët e Chengdu, tregojnë të moshuarën ulur në rrugë përpara makinës së çiftit, duke refuzuar kategorikisht të ikë prej andej, pa marrë një dorë të mirë nga “hongbao” (zarf i kuq me para) nga çifti.

Personat që ndodheshin në vend i kanë kërkuar gruas të largohet nga rruga, por ajo e vendosur nuk ka lëvizur për asnjë moment, duke u kërkuar të gjithëve të largohen dhe ta lenë të qetë. Nuk dihet deri në fund nëse gruaja arriti të përfitojë ndonjë shumë nga çifti dhe krushqit pas veprimit që bëri.

Në vitin 2018, një grup prej 100 grash të moshuara, bllokuan makinat e një martese teksa ishin duke hyrë në lagjen e tyre të apartamentit në qytetin Luoyang to provincës Henan. Gratë kanë refuzuar të lëvizin nga hyrja kryesore e lagjes derisa janë paguar nga krushqit. Pas një marrveshjeje mes të dyja palëve, gratë pranuan pagesën prej 800 RMB si dhe karamelet dhe cigaret e ceremonisë.

Gratë kanë mësuar në lidhje me ceremoninë e martësës nga roja i lagjes së dhe me nxitim kanë bllokuar hyrjen në atë ditë speciale për çiftin. Pothuajse pesë çifte që ishin të sapomartuar atë ditë, janë ndaluar nga të 100-ta gratë duke marrë sejcila nga 1.000 yuan për sejcilën familje.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet