Boris Johnson grindet me të fejuarën, fqinjët thërrasin policinë

Boris Johnson kalon dhe pengesën e fundit drejt Downing Street. Ai ka qenë protagonist i një zënke me të fejuarën, Carrie Symonds, me të cilën ndan jetën që nga ndarja me bashkëshorten, shoqëruar me ulërima dhe zhurma, që detyruan fqinjët të telefonojnë policinë. Nuk ka patur dhunë, por thjesht grindje me zë të lartë, dhe kjo ka detyruar fqinjët të thërrasin policinë. The Guardian shkruan se ka në dorë një regjistrim ku e fejuara e Boris dëgjohet ta kritikojë këtë të fundit se kishte hedhur verë mbi divan. Më pas dëgjohet zëri i Boris Johnsonit, i cili refuzon të dalë nga shtëpia dhe i kërkon së fejuarës që të mos prekte laptop-in e tij. Stafi i tij ka preferuar të mos e komentojë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet