Catherine Deneuve nxjerr në ankand 300 veshje të Yves Saint Laurent

Catherine Deneuve nxjerr në ankand veshjet që stilisti i famshëm Yves Saint Laurent krijoi për të. Do të jenë rreth 300 veshje që dalin në ankand për shitje. Aktorja e fashme franceze ishte muza e stilistit të famshëm të modës. Ajo ka me qindra veshje unike të bëra për të. Shitja, e cila është shpallur si një ngjarje absolute për botën e modës dhe për koleksionistët e botës së modës, do të zhvillohet në janar 2019 në Paris gjatë javës së modës së lartë. Rreth 150 veshje do të propozohen për shitje në sallonet e Christie’s në Paris, ndërsa një pjesë tjetër e ankandit do të bëhet vetëm në internet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet