LaPresse

Chanel, në Paris sfilon koleksioni i fundit që mban firmën e Karl Lagerfeld

Një minutë heshtje, lot dhe duartrokitje: emocione të forta në Paris për sfilatën e fundit të Chanel, koleksioni i fundit që mban firmën e Karl Lagerfeld. Në nderim të mjeshtrit, shtëpia e modës ishte veshur me një bardhësi të praprekur, thuajse një parajsë e bardhë.

Sfilatë në kujtim të mbretit të modës: Ka qenë takimi më i pritur i Javës së Modës në Paris: homazh për atë i cili për 36 vjet ishte drejtori artistik i Shtëpisë së Modës. Mbremja u mbyll me notat e këngës Heroes të David Bowie. Në pasarelë, Penelope Cruz, me një trëndafil në dorë dhe çizme të bardha: Kaia Gerber, vajza e Cindy Craëford, muza më e re e Karl Lagerfeld. Ajo mbante veshur një fustan të lehtë vita bassa; Cara Delevingne, një tjetër yll i zbuluar nga Lagerfeld që tani nuk sfilon më, ishte aty. Ajo doli e para në sfilatë, veshur me pantallona të gjëra më kuadrate, me një pallto të gjatë pied-de-poule dhe një kapele bardh e zi. Naomi Campbell mbante një fustan të linjës Me'tiers d'Art.

Shumë vip prezent në sfilatë. Nuk munguan lotët: Ndonjë si Mariacarla Boscono, nuk mundi ti mbajë lotët. Mungonte Ines de la Fressange, e cila e kishte shoqëruar në hapat e parë të Chanel, që nga 1983: nuk arriti ti përballojë dot emocionet. Në rreshtin e parë Anna Wintour, Papesha e Vogue Amerike, syze të errëta dhe fustan ngjyrë rozë, Claudia Schiffer, tjetër muzë e Lagerfeld në vitet '90, aktorja Monica Bellucci, Marion Cotillard dhe Kristen Stewart.

Një parajsë më dëborë si kornizë e sfilatës, homazh për Karl Lagerfeld, i emocinoi të gjithë: Spektakli, në Grand Palais, filloi me një minutë heshtje: përballë një publik i njohur, modelet ndenjën në këmbë, të heshtura, sipas skenarit të një stacioni skish, me shtëpi të drunjta dhe ski ku shkruhej Chanel. Menjëherë më pas u dëgjua zëri i tij, me theksin e famshëm gjerman, në një intervistë ku fliste për punën tij në maison.

Karl Lagerfeld: The beat goes on: Shtëpia e modës i ka ofruar publikur nga një kujtim. Një vizatim i Lagerfeld me karbon ku duket se po flet me Coco Chanel, poshtë titulli The beat goes on (muzika vazhdon): ku tregon vullnetin për të bërë një kalim sa më pak të dukshëm. Virginie Viard, për vite me radhë krahu i tij i djathtë, sot është zëvendësuesja , ajo doli shumë shkurt për të përshëndetur dhe la menjëherë skenën. Tani fillon një fazë të re, me të në drejtim, dhe maison dha urdhrin: The beat goes on.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet