Del në shitje koleksioni i George Michael

Nga shitja e koleksionit të artit të këngëtarit të njohur britanik të muzikës pop, George Michael, i cili u nda nga jeta në vitin 2016, janë grumbulluar 9,26 milionë stërlina (10,86 milion euro), deklaroi shtëpia e ankandeve Christie’s, që organizoi shitjen në Londër.

I njohur për hitet dhe zërin e veçantë, Michael shquhej edhe për pasionin si koleksionues. Ai kishte mes koleksionit të tij shumë vepra, ku midis tyre dallohej ajo më e njohura, e Damien Hirst si edhe “Enfant terrible” nga Tracey Emin. Në total, 75 vepra janë propozuar gjatë shitjes, ndërsa 130 të tjera, po nga ky koleksion, janë shitur online nga data 8 deri më 15 mars. ”Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të vazhduar veprën filantropike të George Michael", njoftoi Christie’s. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet