Disa rregulla të thjeshta etikete për në restorant

Etiketa gjatë ngrënies në një restorant është e rëndësishme. Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju ftojnë jashtë për të ngrënë, mund ta keni ndjerë vetën të humbur në disa momente. Pa merak! Na ka ndodhur të gjithëve. Këtu kemi për ju disa rregulla që do t'ju japin një ngrënje të sofistikuar.

1. Ai që fton paguan gjithmonë. Nëse ju keni ftuar dikë kujtoni se duhet të paguani ju në fund. Mos u largoni asnjëherë nga tavolina, kjo do t'ju bëjë qesharak. E rëndësishme është të mos rriheni sipër tavolinës kush duhet të paguajë në fund. Nëse ju keni ftuar një mashkull jashtë dhe ai kërko të paguajë në fund dhe pse e keni ftuar ju, lerëni ta bëjë.

2. Kur të uleni në tavolinë vendoseni pecetën në prehër. Nëse do t'ju duhet të ngriheni për pak nga tavolinë, vendoseni pecetën në karrige, si shenjë se do të ktheheni pas pak. Asnjëherë mos e vendosni pecetën në qafe.

3. Mos vendosni asnjehërë çelësat apo celularët mbi tavolinë.

4. Mos zgjasni duart për të marrë gjëra që janë para jush mbi tavolinë. Nëse nuk i ke afër, kërkoja personit përballë t'ju ndihmojë.

5. Përdor kafshata të vogla kur ushqeqesh dhe mbaje gojën të mbyllur.

6. Mos e lër asnjëherë mikun tënd të ushqehet vetëm, duke mbaruar ti e para.

7. Peceta duhet përdorur gjatë gjithë kohës për të fshirë cepat e buzëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet