Doni një make-up të përsosur? Evitoni këto gabime

Cilat janë gabimet që duhet ti evitojmë para pasqyrës? "Nëse jeni të trishtuara, keni një problem zemre, bëni makiazh, vendosni një të kuq të bukur në buzë, një të kuq të ndezur, dhe hidhuni në sulm", thoshte Coco Chanel.

E vërtetë është, makiazhi i jep mundësi çdo gruaje të vlerësojë linjat e bukurisë së fytyrës, por dhe të rrisë autostimën. Shumë shpesh për shkak të nxitimin apo veseve të këqija, në vend që ta përmirësojmë pamjen tonë e përkeqësojmë atë.

Cilat janë gabimet e bukurisë më të zakonshme të bëra nga gratë, përpara pasqyrës?

Make-up është si të mbash një fustan sipas masës trupit. Cdo veprim në fytyrë duhet të jetë sipas linjave, por dhe i studiuar sipas asaj që kërkohet. Përmes make-up, japim mesazh. Prandaj mos dilni kurrë nga vetvetja. Është mirë të frymëzoheni nga të tjerët, por duhet ta personalizoni dhe t'ia përshtasni natyrë suaj.

Baza: kujdes ngjyrës dhe llojit/ Gabimi i parë: zgjedhja e bazës. Baza është si një lëkurë e dytë: zgjedhja me kujdes është shumë e rëndësishme. Është kryesore në çdo make up. Të gabosh ngjyrën dhe llojin është shumë e zakonshme. Shpesh herë vendosim shumë, herë të tjera shumë ndriçim. Të kesh një lëkurë shumë të ndriçuar dhe të lagësht, nuk është ndonje gjë kush e di se çfarë.

Eyeliner: vija që nuk fal askënd/ Duke kaluar tek sytë, çfarë mund të themi për eyeliner? Mjafton një vijë për të krijuar një vepër arti, por duhet të bëhet siç duket. Të shtrish eyeliner-in në mënyrë të përsosur është shumë e komplikuar, është nëse e bën një ekspert i fushës. Flasim për një vijë me definicion të lartë. Eyeliner-i shfaq gjithçka në mënyrë dhe formë të përsosur. Nëse mungon simetria, shikimi është i mangët. Por nuk është për të gjithë. Ato që kanë sytë e vegjël është mirë ta evitojnë.

Hijet: shumë më mirë nëse përdorim ngjyra neutrale/ Shumë shpesh, duke parë tonet e ndezuara nëpër pasarella, gratë duan të eksperimentojnë më ngjyrat dhe të përdorin të ndezuarat. Të luash më ngjyrat e ndezura është një taktikë e modeleve që bëjnë foto, apo vajzave që kalojnë gjithë ditën duke bërë selfie. Për të tjerat, pra nëse keni një jetë normale, është mirë të përdorni ngjyra neutro. Psh, kafe, gri, zi.

Qerpikët/ Përqëndrohuni tek qerpikët: in primis është mirë të ndalemi tek forma. Mos harroni se qerpikët janë korniza e fytyrës, prandaj duhen kuruar me kujdes të madh. Duhet krijuar një identitet, prandaj mos dilni shumë nga forma e paracaktuar. Krahu i gabianit nuk është bërë për të gjitha llojet e fytyrave. Shumë përdorin rimel të zi dhe i bëjnë shumë të zeza qerpikët. Ju mund të zgjidhni dhe një rimel të errët (kaf i errët), por jo të zi.

Keni buzë të thata? Atëherë mos përdorni buzëkuq kremoz/ I fundit por jo më pak i rëndësishëm. Nëse buzët e tua nuk janë të lëmuara, është mirë të evitosh çdolloj buzëkuqi me krem, ose me shumë shkëlqim. Gjithçka që shkëlqen të tërheq vëmendjen dhe nëse buzët tona nuk janë të kuruara atëherë duhet medoemos të mos i shfaqim defektet. E njëjta gjë vlen dhe për hijet e syve. Prandaj për të patur një fytyrë me një make - up të përsosur nuk ju duhet gjë tjetër veçsë të memorizoni këto këshilla dhe rrezultati do të jetë i garantuar.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet