''Dosja rozë''/ Beni, ky regjisor filmash me pullë të kuqe

Nuk paska qenë e thënëtë mbaronin hallet për ish-Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Mirë atëherë kur ishte ministër, që i ziente koka, por edhe tani që e kanë përzënë nga qeveria, Beni i vogël – që zakonisht i pëlqen t’i thërrasin “tigri hamshor” – nuk po gjen derman. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për “trimëritë” që Beni ka bërë duke vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë e as dallaveret me kompanitë e veta, por të kamufluara nën emra pronarësh të tjerë, me të cilat ka qarkulluar e pastruar para. Halli i përjetshëm i Benit duket se do të vazhdojnë të mbeten gratë. Ndoshta edhe dënimi i tij do tëvijë prej grave…

“Cherchez la femme” është shprehja që i shkon më së shumti tigrushit të Ramës këto kohë. Dhe a e dini pse? Sepse prej ca vitesh Beni ka pasion videot erotike. Jo nga ato që gjenden lehtësisht në internet, jo. Tigrit hamshor i pëlqen të jetë vetë personazhi kryesor i tyre.

Pra, pasi e shtoi pasurinë në miliona euro, pasi krijoi haremin e vet gjatë kohës që ishte Ministër i Ekonomisë dhe Financave, pas ra në dashuri kokë e këmbë me nja dy prej konkubinave të tij, aventurat metë cilat andej dhe këtej kufirit shqiptarjanë nga më të jashtëzakonshmet, Benit i hipi në kokëpër një tjetër hobi: tëdokumentonte me video (natyrisht për qejf e për tu çmallur kur ta merrte malli), aventurat e shtratit, të cilat duhet thënë se i ka të shumta në numër. Benit pra, tamam siç i ka hije një njeriu të mbytur nga defiçencat e veta seksuale, i pëlqente të fiksonte momentet kulminante, me të cilat thonë se “u hapej” miqve të vet të ngushtë darkave pasi vinte nga pak në qejf.

Siç thotë ata që i kanë parë, personazhet femëror të videove të ish-Ministrit të Financave janë të shumta, po aq sa pozicionet seksuale. Nuk mungojnë aty ish-balerina që Ministri, pasi i përdori si objekte seksuale, por edhe i mori shumë për zemër, i shpërbleu duke u siguruar dhe paguar specializime jashtë shtetit; nuk mungojnë ish-drejtoresha të reja të ministrisë ose vajza që kanë qenë pjesë në kabinetin e tij, përkohësisht ose edhe deri ditën kur u largua nga posti. Më i përmbajtur është treguar vetëm me një dy syresh, dy emra për të cilat Benit, siç thonë, i pat ikur mendja: njëra bionde e tjetra brune. Njëra me poste shtetërore, sherret e së cilës me bashkëshorten e Benit patën marrë dhenë, ndërsa tjetra më e tërhequr, me punë në një kompani private,por që e ndizte keq ish shefin e financave shqiptare. Me këto të fundit aventurat e Benit kanë qenë të larmishme si nga përmbajtja ashtu edhe nga shtrirja gjeografike. Më shumë se të dashura për pasion, ato kanë qenë dashuri që ende dhe sot i përvëlojnë shpirtin tigrushit të vogël hamshor.

Por le të kthehemi tek videot. Këto të fundit thonë se ia kanë prishur gjumin Ben Ahmetajt. Duke i treguar si trim lart e poshtë, disa prej tyre kanë dalë nga rrethi i ngushtë i miqve dhe kanë filluar të qarkullojnë dorë më dorë dhe këtë e ka marrë vesh edhe Beni. Në fillim investigimi i tij është përqendruar tek gjetja e personit që i ka nxjerrë, por kur ka filluar të marrë mesazhe përgëzimi ose tallje, çështja duket se është bërë serioze. Një prej këtyre videove, ku thonë se Beni shfaqet në një pozicion jo edhe aq të përshtatshëm, ka rënë edhe në dorë të Ramës. Zëra të tjerë thonë se Benin po e kërcënojnë dukë i thënë se videot do t’ia çojnë Ramës për t’i vërtetuar nivelin moral të ish-krahut të tij të djathtë, gjë që e ka alarmuar Benin. Sepse askush nuk mund ta parashikojw reagimin e Ramws kur t’i shohw. Sidomos në një situatë të tillë kaotike politike, natyrisht nuk do të ishte aspak bukur që njëprej emrave më të besueshëm të Ramës të përfundonte kështu në sytë e publikut.

Një situatë e ndërlikuar me pak fjalë. Të jetë vallë thjeshtë një trill erotik i dalë nga kontrolli apo dikush e ka futur në shënjestër dhe një gjueti e re shtrigash pritet të ndodhë?!

Këtë do ta shohim…./Pamfleti.uk/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. beni  e Hënë 1 Prill, 2019

    gjithe ky hamshor, shkon dem me dy dashnore