E thonë shkencëtarët, po të fiksoj një fëmijë...

Fëmijët e vegjël janë gjithmonë të embël dhe simpatikë. Kur të fiksojnë me ato sy të hapur, tërheqin buzëqeshje. Por e dini pse një fëmijë të fikson? Kur një vogëlush ju shikon pa ndërpreje do të thotë se ai/ajo ka përballë bukurinë. Fëmijët janë shumë instinktiv, dhe udhëhiqen nga kjo. Instinkti i parë është ai i mbijetësës dhe lidhet me ushqimin që hanë, por dhe me bukurinë nuk bëjnë shaka. Një studim i bërë nga New Scientist, pasi kishte monitoruar reagimet e të vegjëlve para disa personave me bukuri të ndryshme, ka parë se fiksojnë vetëm të bukrit. Ata mahniten para një pamjeje të kendshme dhe të bukur, nga të gjitha ato që kishin para syve, fëmijët ndalen tek pamjet e bukura. Ata kanë një sens tërheqjeje shumë të spikatur dhe e manifestojnë atë në formë direkt dhe pa filtra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet