Melania Trump

Fotoja e Melania Trump që bëri xhiron e internetit

Zonja e Parë e Amerikës mbushi 49 vjeç, por fotoja që nxori në Twitter për këtë rast ngjalli më shumë debate sesa urime. Në foto, Melania duket e rrethuar nga dhjetëra fotografë me kamera e mikrofonë, të gjithë të përqendruar drejt saj. Ndërsa ajo shfaqet duke e hedhur vështrimin në anën tjetër, me një shprehje enigmatike dhe serioze në fytyrë. Por kjo foto ngriti shumë pyetje. Disa e përshkruan si të dëshpëruar, disa si të çuditshme. Dhe sigurisht që interneti nuk vonoi të prodhonte dhe meme pa fund, duke i vendosur montazhe komike nga më të ndryshmet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet