Fotot e para të foshnjës mbretërore

Duka dhe Dukesha e Sussex prezantuan foshnjën e tyre për herë të parë sot. Djali i vogël bëri paraqitjen e tij të parë publike, teksa u shfaq në krahët e Princ Harry në Windsor Castle

Djalin e vogël e mban në duar Princ Harry, ndërsa Meghan buzëqesh në krah të tij. Gjithashtu edhe për Meghan kjo është dalja e parë në publik pas gjashtë javësh që kur u tërhoq nga jeta publike para lindjes. Gjatë prezantimit të djalit me botën, Markle u shpreh: “Ai ka temperament të ëmbël. Prindërimi është i mahnitshëm. Kanë kaluar vetëm dy ditë e gjysmë, tri ditë, por jemi aq të lumtur”. Ndërsa të pyetur se kujt i ngjan më shumë, Harry u shpreh: “Të gjithë thonë se foshnjat ndryshojnë shumë brenda dy javësh. Në thelb po monitorojmë se si ndodh procesi i ndryshimit gjatë këtij muaji të ardhshëm. Pamja e tij duket se ndryshon çdo ditë, kështu që nuk dihet”. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i foshnjës mbretërore, por pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet