Gjobë kush ha dhe pi brenda ne metronë e Pekinit. Nga 1 Prilli nis zbatimi i ligjit

Një erë e re do të marrë drejtim në Kinë teksa do të ndalohen “sjellje e pacivilizuara” në metro, duke nisur pothuajse në të gjithë vendin. Ministria e Transportit e Kinës, ka aprovuar masat e planifikuara që nga muaji Tetor, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 Prill.

Rregullorja e re, ndalon të gjithë pasagjerët që do të përdorin metronë si mjet transporti, të hanë, pijnë, lypin, hedhin mbeturina, të luajnë muzikë me volum të lartë, bëjnë veprime të pahijshme, të shtrihen ose ulen përdhe si dhe të shkelin me këmbë në ndenjëset e metrosë. Përjashtime do të bëhen “për të ngrënë dhe pirë diçka” për fëmijët e vegjël apo edhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se cilat do të jenë dënimet për shkelësit e rregullave. Nuk është e qartë, gjithashtu nëse ky vendim do të ndryshojë diçka. Më tepër se 30 qytete kineze kanë marrë vendimet sipas mënyrës së tyre.

Në Pekin, ngrënia në metro teknikisht të çon në gjobitje me 500 RMB. E ngrëna dhe “sjellja jo e duhur”, ngelen të pandryshuara në shumë pjesë të metrove në Kinë. Teksa sheh shumë fëmijë me nënat dhe të afërmit e tyre duke urinuar nëpër cepat e stacioneve të metrosë, apo edhe gra të cilat bërtasin dhe grinden me të tjerë pasagjerë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet