Ja pse festat e fundvitit na privojnë gjumin

Në qoftëse po prisni të merrni pushimet e festave të fundvitit për tu qetësuar dhe ndodhta për të fjetur disa orë më shumë, ky mund të jetë një lajm i keq. Festat e fundvitit na privojnë gjumin! Pse ndodh kjo? Konsum i lartë i ushqimit dhe alkoolit. Kjo është çështja kryesore. Ndryshe nga si i mendoni festat, si pushim pas punës gjatë gjithë vitit, në periudhat festive shpesh lodhemi më shumë. Dëshira për të fjetur dhe dëshira për tu argëtuar nuk përputhen me njëra tjetrën. Shpesh datat 31, 1 dhe 2 janë netë pa gjumë, në festa me shumë alkool. Kështu rikthimi në punë nuk do të jetë aspak i lehtë dhe ndryshe nga se e kishit planifikuar nuk do të jeni shplodhur. Përkundrazi, do të keni nevojë të flini dhe do të jeni akoma më të lodhur. Tryeza e festave është e mbushur me ushqime të rënda, dhe mbingopja ndikon drejtpërdrejt në pagjumësi. Pijet alkoolike gjithashtu karakterizohen për ndikimin e madh që kanë në gjumin e njeriut. Ajo që duhet të bëni është të organizoni ditët tuaja. Shpesh te shumë njerëz kjo është një çështje psikologjike. Edhe nëse jeni të ngopur me pak orë gjumë, mendimi se nuk keni fjetur mjaftueshëm ju bën të ndjeheni të lodhur. Kështu festoni në ditët e pushimeve por planifikoni që ditën e fundit të keni fjetur mjaftueshëm në mënyrë që e nesërmja në punë të mos jetë një torturë për ju.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet