Ja si mund të ndryshojë profesioni i parukierit në Europë

Pas mbi 50 ditësh qëndrimi në shtëpi për të ndaluar pandeminë dhe me hapjen e vendit më 11 Maj, shumë francezë, italianë dhe europianë, me padurim presin hapjen e salloneve të bukurisë dhe parukerive.

Duke u përgatitur për këtë moment, organizata e Coiffure Vitalite si dhe Këshilli Kombëtar i Agjencive të Parukerive, kanë përfunduar skedën e rekomandimit të sigurisë shëndetësore për të patur sallone më të mira ose kthimin e salloneve drejt shtëpive.

Dezinfektim i rregullt i maskave, vendosja e freskuesve dhe vendosja ne dispozicion e revistave vetëm për ata klientë të cilët do të futen brenda ambjenteve të salloneve por duke zbatuar rregullat.

Në pjesët e tjera të botës dhe Europës, sallonet janë hapur dhe të japin një ide se si do të shkojë parukeria gjatë pandemisë. Për shembull, pas një kohe të gjatë mbylljeje, spanjollët tashmë mund të shkojnë dhe të presin flokët, pasi kanë marrë një takim dhe udhëtojnë me transport publik me gojën dhe hundën e mbuluar nga maska, e cila tashmë në Spanjë është bërë e detyrueshme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet