Kapele speciale për nxënesit. Mbajnë distancën nga njëri-tjetri për shkak të koronavirusit

Për të ndihmuar fëmijët të kujtojnë rëndësinë e largësisë mes njëri-tjetrit për shkak të epidemisë së koronavirusit, një shkollë në qytetin Hangzhou në provincën Zhejiang, ka detyruar nxënësit e saj të vendosin në kokë një kapele speciale. Kapelet janë dizenjuar dhe janë bërë nga vetë nxënësit “edhe pak me ndihmën e prindërve”, sapo janë rrikthyer në ambjentet e shkollës këtë javë.

Kapelet e bërë nga kartoni, tullumbacet dhe materiale të tjera, janë krijuar me një metër gjatësi për të mbajtur largësinë nga njëri-tjetri për nxënësit e klasës së tretë. Kapelet në fakt, kanë një histori të vjetër pasi janë përdorur edhe nga zyrtarët e dinastisë Song.

Të krijuara nga themeluesi i dinastisë, perandori Taizu, këto kapele kanë dy krahë të gjatë të dalë nga sejcila anë, të cilat lëshonin një zë të hollë gjatë takimeve shtetërore. Ato janë quajtur gjithashtu edhe “kapelat anti-gënjeshtër”. Janë përdorur edhe nga disa nxënës në një shkollë të mesme në provincën Anhui.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet