Kornetë të kripur

Për ti gatuar kornetët e kripur, mjafton që si fillim të bësh gati kremin. Pritni imët majdanozin dhe borzilokun, hidhini në një tas me djathin (robiola), por ju mund të përdorni dhe djath tjetër, dhe përzijini bashkë. Kremin mund ta përgatitni me salmon, ullinj, ose pançetë, apo proshutë.

Shtrini Pasta sfoglia drejtkëndëshe 460 g dhe ndajeni në trekëndesha, sipas madhësisë që doni. Hidhini pak krem të përgatitur dhe filloni ta mblidhni nga mesi drejt bazës.

Vendosini mbi një tepsi ku keni shtruar një letër furrë, dhe lyejini sipër me pak vezë, ose qumësht, sipas dëshirës. Mund ti hidhni sipër dhe fara suzami. Futini në furrë të ngruhur 195° për 25 minuta, derisa të marrin ngjyrën e artë. E shkëlqyer si antipastë për Krishtlindje. Nuk do të teprojë asnjë!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet