Koronavirusi ndalon ceremonitë e dasmave. Vetëm prindërit e çiftit janë të pranishëm

Për ata që janë në Kinë dhe që duanë një dasmë fare të thjeshtë, kjo është edhe koha më e mirë. Zhang Long kishte parashikuar të bënte një ceremoni dasme tipike kineze duke përgatitur rreth 50 tavolina, 20 makina si dhe katër fustane dhe kostume për veten dhe nusen e tij. Por, duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit, pasi festimet për dasmën janë hequr totalisht nga plani i çiftit për shkak të koronavirusit.

Çifti ka arritur që në ceremoninë “fare fare të thjeshtë” dhe që ka kushtuar vetëm disa qindra juanë kinezë, të mbledhë vetëm 6 vetë duke përfshirë çiftin dhe katër prindërit, dy nga të nuses dhe dy të dhëndrrit, të gjithë me maskë në fytyrë. Mamaja e nuses merrej zakonisht me fotot e dasmës, ndërsa babai i dhëndrrit merrej me tavolinën dhe materialet që duheshin për ceremoninë. Ceremonia është zhvilluar në oborrin e shtëpisë së dhëndrrit Zhang.

“Vjehrri im flet zakonisht shumë shpejt. Për tokën dhe parajsën, për prindërit dhe për mua me gruan time, ceremonia u bë pa asnjë problem”, është shprehur Zhang. “Madje nuk patëm as shancin që të bënim urimet dhe deklaratat e zakonshme të një dasme. Jemi në një kohë epidemie dhe duhet shumë kontroll, prandaj edhe vendosëm të mos ftojmë miq ose të zhvillonim një banket të madh. Pas së gjithash, martesa është vetëm një ceremoni dhe më e rëndësishmja është lumturia jonë”, ka shtuar Zhang.

Në fund të muajit të kaluar, një tjetër çift në provincën Shangdong ndaloi ceremoninë e dasmës duke mos patur asnjë të ftuar përveç prindërve të tyre. Megjithatë, çifti ka deklaruar se kur epidemia të përfundojë do të zhvillojë një ceremoni të mirë. “Në vend që të mos ftojmë të afërm dhe miq në listë, shumë çifte të cilët kanë përgatitur ceremoninë disa muaj më parë, janë detyruar ta shtyjnë deri në përfundimin e epidemisë dhe jeta të kthehet në normalitet”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet