Krokantë me bajame

Receta e një ëmbëlsirë për Krishtlindje

HermesNews - Receta për gjashtë krokantë është kjo: 200 gramë bajame. 250 gramë sheqer. 1 lugë gjelle ujë. 1 lugë gjelle lëng limoni.

Përgatitja: Si fillim merrni bajamet dhe vendosini brenda në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë për 5 minuta.

Pasi t'i nxirrni nga furra, copëtojini ato duke lënë ndonjë kokërr të plotë nëpër të.

Merrni sheqerin dhe hidheni brenda në një enë bashkë me ujin dhe limonin.

Përzijeni të gjitha bashkë në një zjarr të pakët. derisa të karameloset dhe të marrë ngjyrë amber.

Kur të jetë gati, fikni zjarrin dhe hidhni brenda bajamet. Përzijini të tëra bashkë.

Hidheni përbërjen në një letër furre.

Me një letër furrë sipër, shtypeni me dorë përbërjen si në foton që po shihni. Pak para se të ftohet priteni copa - copa. Pas kësaj lërini të ftohet dhe volià, është gati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet