Kryeministri Rama: ''Mirëmëngjes, thonë se unë qenkam një...''

Kryeministri Edi Rama renditet në dhjetëshen e liderëve më interaktivë në botë në rrjetin social Facebook. Renditjen e ka bërë Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën. Kryeministri Rama ka publikuar një shkrim të politiko.al, duke theksuar: “Mirëmëngjes dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”. I pari në listë renditet presidenti amerikan Donald Trump me 204,908,135 ndërveprime (përfshirë pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet). Kryeministri indian Narendra Modi arriti 113.6 milionë ndërveprime në faqen e tij, më shumë se dyfishi i presidentit indonezian Joko Widodo me gati 46 milionë ndërveprime. Dhjetëshen e liderëve më interaktivë për 2017-n e mbyll kryeministri Edi Rama me mbi 13 milionë reagime.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet