Lind fëmija i tretë i Kate

Kate Middelton, bashkëshortja e princit William lindi sot fëmijën e tretë, që është një djalë. Kensington Palace bën të ditur në Twitter se “Kate dhe fëmija janë shëndoshë e mirë. Fëmija lindi 3,8 kilogramë në orën 11:01 të paradites së sotme”. Sipas Kensington Palace, Princi William ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tretë. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, George 5 vjeç, i lindur në 2013 dhe Charlotte tre vjeçe, e lindur në 2015. Dukesha e Kembrixhit u shtrua mëngjesin e sotëm në spitalin “Saint Mary” në Londër, ku u lindën edhe dy fëmijët e parë të saj, George dhe Charlotte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet