Madona mbush 60 vjeç! Ja ku e feston!

Këngëtarja amerikane Madonna, feston sot 60 vjetorin e lindjes. Ajo mbërriti sot në qytetin e Marakeshit, në jug të Marokut për një festë madhështore. “E zbuluar në krahë të labirinthit të Medinës në çastin e lutjes”, komenton mbretëresha e rrymës pop në profilin e saj “Facebook” dhe “Instagram” me një video të xhiruar natën.Të martën, “Material girl” kishte postuar një portret të sajin të mbuluar me tarbush (një kapele tradicionale) e dekoruar me bizhu berbere, me nënshkrimin: “Sot do të mbaj një tortë sipër kokës… mbeten edhe dy ditë…” Me rastin e 60-vjetorit, Madonna ka filluar një mbledhje fondesh që do i shkojnë shoqatës bamirëse “Raising Malaëi” që mbështet fëmijët jetim dhe fëmijët e sëmurë në Malaui me programe shëndetësore dhe edukuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet