Epoka e Swinging London, vitet 60të

''Mary Quant'': çelet ekspozita e minifundit në Londër

Një eveniment, një kult, ishte ai që transformoi mënyrën e të menduarit të grave. Nuk ishte një veshje çfarëdo, por më e kërkuara e kohës. Kështu lindi minifundi që nga kohët e famshme të Swinging London - vitet 60të - dhe ende vazhdon të jetë një ikonë. Në ekspozitë 200 modele monifundesh, mini-skirt, fustane shumë të shkurtër, xhaketa mushama dhe çizme gjysma, por dhe fotografi dhe vizatime që pasqyronin fundin e viteve 50të.

Stilistja Mary Quant, sot 84 vjeç, nuk e ka vrarë mendjen shumë për suksesin, mjafton të mendosh se në fillim shiste për tregun e shumicës dhe me pas i realizonte vetë veshjet e boutique-ut të saj, një prej stilisteve të pakta që në ato vite propozoi diçka "më të pjekur" për gratë.

Influencohej nga balerinët, muzikantet, modernizimi, që në fund të viteve 50të mbretëronte në Londër, por ishte larg couturier-eve, dhe kërkonte diçka më praktike për klientët e saj. "Kanë qenë pikërisht vajzat e King's Road që kanë shpikur minifundin", përsëriste shpesh, dukë shtuar se ishin vetë klientet që kërkonin funde dhe fustane gjithnjë e më të shkurtra. Vëshje të lehta dhe rinore, ku të ndjeheshin rehat brenda tyre, në çfarëdolloj gjëje që bënin. Periudha historikë bëri të sajën po ashtu.

Një pasion për minifundet që shpejt arriti nëpër passarella, tv, dhe serialet si Star Trek.

Megjithëse ka ndryshuar hera herës, minifundit që atëherë nuk ka ikur kurrë nga moda. Sot minifundi mban akoma sfilatat edhe të haute couture-s pariziene dhe pse me interpretime nga më të ndryshmet.

Sot e mbajnë të rejat por gratë më të mëdha në moshë, edhe ato over 50të që nuk kanë dëshirë të plaken, as në fizik dhe as në garderobë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet