Mbyllet nata e parë e festivalit të 56 të fundvitit

Është mbyllur nata e parë e festivalit të 56 të Këngës në RTSH. Nën drejtimin e Adi Krastës këtë herë organizimi ishte vërtet i goditur. Festivali filloi me Ricardo Cocciante që përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita” e më pas një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Danin. Nga 22 këngëtarë konkurentë u përzgjodhën për në finale 11 prej tyre. Ato vinin përgjithësisht nga rryma e pop rokut alternativ, por pati edhe balada mjaft të bukura. Në natën e parë u rikthyen emrat e mëdhenj të muzikës së lehtë, si Elton Deda, Mariza Ikonomi, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi, por edhe të rinj si Luis Ejlli e Rezarta Smaja. Ndërsa nata e dytë pritet ti kushtohet këngëtarëve të rinj ashtu sikurse paralajmëroi edhe drejtuesi Krasta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet